Galaxy S8 me bateri më të vogël për inç në krahasim me paraardhësin

9 Shkurt 2017 - 20:13      

Sipas një raporti të ri, telefoni i ardhshëm i Samsungut, Galaxy S8, do të ketë bateri të fuqishme prej 3000mAh në versionin me ekran 5.8-inç dhe bateri 3500mAh në versionin 6.2-inç.

Kjo nënkupton që telefonat e ardhshëm do të kenë më pak bateri për inç të ekranit në krahasim me serinë e kaluar, kur S7 5.2-inç kishte bateri 3000mAh dhe S7 5.5-inç kishte 3600mAh.

Nëse raportimi i ri i “GSM Arenas” del të jetë i vërtetë i bie që telefoni i ri të ketë bateri të njëjtë me versionin e kaluar në modelin më të vogël.

Telefonat S8 dhe S8 Plus do të lansohen më 29 mars dhe jo në konferencën e njohur MWC që do të mbahet në fund të shkurtit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...