8 Shkurt 2017 - 21:31
Reuters raporton se një zjarr i vogël kishte shpërthyer në fabrikën furnizuese për bateri, Samsung SDI, në qytetin verior kinez Tianjin, transmeton Koha.net. Zjarri është shkaktuar nga të metat e baterisë, në një pjesë që përdoret për përpunimin e mbeturinave.
Për të shuar zjarrin u detyruan të intervenojnë 110 zjarrfikës dhe 19 kamionë. Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima apo ndonjë ndikim të rëndësishëm në fabrikë, edhe pse ishte thirrur departamenti për lokalizimin e zjarrit, ka thënë një zëdhënës i Samsung SDI.
Fabrika Samsung SDI gjithashtu ka punuar edhe bateritë për Galaxy Note 7, i cili ishte tërhequr nga tregu pas problemeve me shpërthimin e baterisë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...