Foto: Reuters

Zgjedhjet në Francë, Facebook nis gjurmimin e lajmeve të rreme

6 Shkurt 2017 - 14:09      

Rrjeti më i madh social Facebook ka nisur këtë të hënë iniciativën për të gjurmuar lajmet e rreme në Francë, në një kohë kur afrohen zgjedhjet presidenciale në vend.

Facebook thotë se do të punojë me disa prej organizatave më të njohura mediatike në Francë, si Agence France Presse, BFM TV, L’Express dhe Le NModne për tu siguruar se lajmet e rreme nuk do të publikohen në këtë platformë.

Facebook u përball me kriticizma se nuk bëri sa duhej për të shmangur lajmet e rreme gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe është përgjigjur se po merr masa për të zgjidhur problemin, transmeton tch.

Gjithashtu ka pasur shqetësime të ngjashme se kjo gjë mund të ndodh dhe në zgjedhjet në Francë që zhvillohen në prill dhe maj.

Në SHBA, Facebook thotë se përdoruesit mund të gjejnë shumë lehtë lajmet e rreme, dhe se po punon me organizata si Snopes, faqja e kërkimit të fakteve, ABC News dhe Associated Press për të gjetur autenticitetin e lajmit.

Muajin e kaluar, Facebook nisi iniciativën kundër lajmeve të rreme dhe në Gjermani ku zyrtarët e qeverisë kanë shprehur shqetësimin se lajmet e rreme dhe “fjalimet urryese” në internet mund të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit ku Angela Merkel do të kërkojë mandatin e katërt në zyrë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...