Foto: Ilustrim

Ekipi i MPB për reagim ndaj emergjencave kompjuterike listohet në Trusted Introducer [dokument]

6 Shkurt 2017 - 11:14      

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për reagim ndaj emergjencave kompjuterike(CERT), është listuar në komunitetin ndërkombëtar të ekipeve për parandalim të sulmeve kibernetike, Trusted Introducer.

Trusted Introducer është komunitet ndërkombëtar i ekipeve për reagim të emergjencave kompjuterike, përmes të cilëve krijohet besueshmëria e shërbimeve të infrastrukturës së teknologjisë informative dhe komunikuese dhe shërben si zyrë qendrore për të gjitha ekipet e reagimit të sigurisë dhe të incidentit, transmeton Koha.net.

Ky është një hap me rëndësi për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, pasi që tani ekipi i CERT-iti MPB-së do të ketë qasje në informatat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Ekipi i CERT-it të MPB-së, ka arritur rezultatet maksimale, të parapara me objektivat e MPB-së, në një periudhe të shkurtë kohore. CERT – MPB, përveç këtij suksesi, ka ndjekur trajnimet në nivelin më të lartë, në këto dy vitet e fundit dhe ka realizuar një “inskenim të sulmit kibernetik në MPB”. Raporti i sulmit të inskenuar kibernetikë, do të publikohet me qëllim që të ngritët vetëdija e përgjithshme ndaj sigurisë kibernetike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Raport për inskenimin e sulmit kibernetik në MPB by info2536 on Scribd

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...