iPhone 7 Plus shënoi më shumë shitje se 6 Plus dhe 6S Plus

5 Shkurt 2017 - 10:33      

Kompania prestigjioze Apple ka raportuar mbi arritjen e shitjeve të saj, më saktësisht të shitjes së iPhonëve në total.

Apple zbulon se modeli i ri iPhone 7 Plus ka shënuar shitjet më të mëdha për dallim nga iPhone 6 Plus dhe iPhone 6S Plus, transmeton Koha.net.

iPhone 7 Plus është lansuar në shtator të vitit të kaluar dhe kreu i Applet, Tim Cook, së fundmi ka zbuluar se ky model është iPhone Plus i tyre më i popullarizuar deri më tani.

Së fundmi, Apple ka raportuar mbi fitimet e saj rekorde për tremujorin e fundit dhe këto fitime janë shënuar kryesisht nga shitjet e iPhone 7 dhe 7 Plus.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...