Kapet “bumi sonik” i dritës

4 Shkurt 2017 - 19:05      

“Bumi sonik” quhet fenomeni i shkaktuar në momentin kur një objekt tejkalon shpejtësinë e zërit. Por si mund të krijosh apo të fokusosh një fenomen të tillë me shpejtësinë më të madhe që ekziston, atë të dritës?

Shpejtësia e dritës është konstante në një vakuum, por në ambiente me dendësi të madhe mund të ngadalësohet. Pikërisht këtë shfrytëzuan shkencëtarët e eksperimentit në fjalë. Ata përdorën një bllok akulli brenda të cilit shpuan një vrimë.

Më pas, vendosën dy burime drite, një që kalonte përmes vrimës së hapur dhe një tjetër në pjesën e dendur të akullit.

Të ndihmuar nga një super kamerë në gjendje që të kapë 100 miliardë frame për sekondë, studiuesit jo vetëm që mundën të krahasonin ndryshimin e shpejtësive mes dy burimeve të dritës, transmeton tch, por kapën për herë të parë edhe “bumin sonik” që ndodhte në momentin që drita që kalonte përmes akullit shkaktonte menjëherë sapo dilte sërish në vakuum.

Zbulimi ka për autorë shkencëtarë të Universitetit të Uashingtonit në St.Louis. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...