Facebook me rreth 2 miliardë përdorues

1 Shkurt 2017 - 23:27      

Facebooku shumë shpejt pritet të arrijë 2 miliardë përdorues, shkruan CNN.

Rrjeti social ka 1.86 miliard përdorues aktiv në muaj deri në fund të vitit 2016, nga 1.79 miliard në tremujorin e mëparshme dhe 1.59 miliard një vit më parë, në bazë të raportit të saj të tremujorit të katërt, transmeton Koha.net.

Edhe më mbresëlënëse është fakti se Facebook ka 1.23 miliard përdorues brenda një dite, që është 18 për qind më tepër se një vit më parë.

Shitjet e Facebook për dhjetorin, që përfshin tremujorin e fundit kap 8.8 miliardë dollarë, më shumë se 50 për qind me periudhën e njëjtë për vitin e kaluar. Shitjet e përgjithshme të kompanisë për vitin 2016 janë rritur për 50 për qind, deri në 27.6 miliardë dollarë.

Në fakt, Facebook ka përfituar afër 20 dollarë nga secili përdorues në SHBA dhe Kanada gjatë këtij tremujori të katërt, që është një rritje mjaft e madhe për dallim me periudhën e njëjtë për vitin e kaluar që kishte 13.70 dollarë.

“Biznesi ynë ishte shumë i mirë në vitin 2016, por ne kemi shumë punë përpara që të bashkojmë njerëzit”, është shprehur themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...