1 Shkurt 2017 - 20:27
Arsenali i ri i lenteve të Snapchatit është zgjeruar nga fytyrat në peizazhet që rrethojnë përdoruesit.
Tani përdoruesit mund të vënë kamerën e tyre në ndonjë lokacion dhe të marrin një figurë të animuar që ndërvepron me atë që në të vërtetë është në atë vend, sipas ueb faqes The Information.
Snap nuk ka komentuar raportimet për këtë, as nuk i ka konfirmuar e as nuk ka treguar se kur do t’i lansoië ato nëse po, ndërsa raportohet se ata janë ende duke i testuar ato, transmeton koha.net.
Snapchat vetëm se ka filluar që të luaj me ndryshimin e mjediseve me anë të “World Lense”, e cila i lejojnë përdoruesit që të vënë zemra e lule.
Ndërsa thuhet se këto lente të reja të Snapchat janë shumë më të avancuara.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...