Konfirmohen specifikat e Huawei P10 Lite

1 Shkurt 2017 - 14:27      

Në mesin e shumë smartfonëve “Lite” që Huawei dhe Honor planifikojnë t’i lansojnë në muajt e ardhshëm, njëri nga ta duhet të jetë më i mirë sa i përket specifikave, pra P10 Lite.

Huawei P10 Lite ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht, por raportet në lidhje me të janë shfaqur javën e kaluar, raporton Phone Arena.

Në fillim të këtij muaji, është certifikuar një telefon i Huaweit me numër të modelit WAS-AL00 nga TENAA, autoriteti rregullativ kinez, transmeton Koha.net. Ndër specifikat e këtij telefoni që janë shfaqur përfshin procesorin 2.1 GHz Kirin me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.

Ndërsa tani, një tjetër pajisje e paparalajmëruar me numër të modelit WAS-LX1A është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench. Edhe pse numrat e modeleve janë të ndryshme, këta dy smartfonë kanë disa specifika të njëjta.

Për shembull, smartfoni i ri i shfaqur vjen me procesor 1.7 GHz Kirin 655 me tetë bërthama e 4 gigabajt RAM memorie. Po ashtu, punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, ndërsa pjesa tjetër e specifikave të këtij smartfoni ende mbeten nuk janë zbuluar.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...