Konfirmohet smartfoni i ri me bateri prej 10000 mAh

31 Janar 2017 - 12:06      

Ka kaluar një vit nga lansimi i smartfonit K10000 të kompanisë Oukitel.

Lexoni edhe: K10000, telefon që mban baterinë 15 ditë

Padyshim, tani është koha për një “përbindësh” të ri. Fjala është për pasardhësin e këtij smartfoni, K10000 Pro, i cili është paralajmëruar disa muaj më parë por asnjëherë nuk është konfirmuar deri më tani.

Pra, i bie që edhe Oukitel K10000 Pro të jetë smartfoni me kapacitet më të madh të baterisë, prej 10000 mAh, në botë, transmeton Koha.net.

Oukitel K10000 Pro pritet të vijë me ekran 5.5-inç dhe me veçorinë 12V/2A për karikim të shpejtë të baterisë, për të cilën nevojiten 2.5 orë që të karikohet plotësisht.

Lexoni edhe: Lansohet smartfoni i pathyeshëm me çmim shumë të lirë [foto/video]

Detajet tjera në lidhje me këtë smartfon të ri ende nuk janë zbuluar, përveç që është publikuar një fotografi, të cilën e shohim më lartë, e cila zbulon dizajnin e këtij smartfoni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...