“Viber” iu mundëson thirrje falas të prekurve nga vendimi i Trumpit

30 Janar 2017 - 23:27      

Aplikacioni i njohur për komunikim “Viber” është kompania e fundit teknologjike që u ka dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga vendimi i presidentit Donald Trump për ndalimin e imigrantëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane.

Sot kjo kompani ka njoftuar se do t’u mundësojë përdoruesve të prekur thirrje falas në SHBA dhe me shtetet e tyre.

Thirrjet mes përdoruesve të “Viberit” janë gjithmonë falas, por me pagesë janë ato që bëhen me operatorë të ndryshëm telefonikë të njohur si “Viber Out”. “Viber” kërkon mbushjen e kredive nëse përdoruesit duan të bëjnë thirrje në numra të telefonit që nuk kanë qasje në këtë aplikacion.

“Ne lidhim njerëzit. Nuk ka rëndësi kush janë apo nga janë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...