Ndërron jetë themeluesi i lojës Pac-Man

30 Janar 2017 - 12:26      

Masaya Nakamura, themeluesi i kompanisë japoneze të videolojërave, Pac-Man ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Ai themeloi Namco në Japoni, në vitin 1955. Pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë që më 22 janar, kompania raportoi vdekjen këtë të hënë, por pa asnjë koment mbi shkakun e vdekjes, apo të dhëna të tjera. Kompania u bë pionere e lojërave arcade.

Videoloja e parë origjinale e Namco ishte Gee Bee në 1978, që u ndoq më pas nga Galaxian më 1979, e cila revolucionarizoi industrinë si videolojëra e parë që përdorte grafikët e ngjyrës RGB.

Megjithatë ishte Pac-Man, i publikuar më 1980 që u dha përfundimisht emrin e njohur ndërkombëtarisht kompanisë Namco, transmeton tch. Idea e lojës lindi nga pamja e një pice që i është prerë një fetë. Nakamura tha se zgjodhi fjalën “Pac” për të treguar përtypjen e Pac-Man gjatë lojës.

Loja u publikua në një moment teksa ishin në treg një sërë lojërash rivale, si Space Invaders. Mendohet se është luajtur më shumë se 10 miliardë herë si lojë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...