Lenovo zbulon disa laptopë të rinj edukativ

29 Janar 2017 - 15:21      

Gjatë ngjarjes BETT në Londër, disa kompani kanë zbuluar laptopë të rinj edukativ, së bashku me ta edhe Lenovo.

Pajisjet e reja edukative që i ka zbuluar kompania Lenovo janë: laptopët ThinkPad 11e dhe ThinkPad 11e Yoga, si dhe dy Chromebook, transmeton Koha.net.

Laptopët ThinkPad janë pjesë e programit të ri të Microsoftit, “Intune for Education”, i cili synon të shtyjë Windows 10 në sistemin arsimor dhe të konkurrojë me Chromebookët, por Lenovo do të ofrojë të laptopët me Chrome OS, të quajtur Chromebook ThinkPad N23 dhe ThinkPad N23 Yoga.

Informacionet në lidhje me specifikat e këtyre pajisjeve të reja të Lenovos, ende nuk janë zbuluar.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...