Me urdhrin për emigrantët, Trump bën “armiq” gjigantët e teknologjisë

29 Janar 2017 - 10:26      

Google, Apple, Netflix e gjigantë të tjerë të teknologjisë janë kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për emigrantët myslimanë, të cilëve iu ka ndaluar hyrjen në SHBA.

Kompanitë e teknologjisë në Amerikë mbështeten shumë në inxhinier të huaj dhe të ekspertë të tjerë teknikë si dhe në një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Urdhri ndalon hyrjen në SHBA për të gjithë personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditë, transmeton Koha.net.

Ky veprim, me qëllim gjoja për të parandaluar ekstremistët nga kryerja e sulmeve në SHBA, tani mund të rrisë tensionet mes administratës së re të Trumpit dhe me një nga industritë më të të rëndësishme ekonomikisht dhe kulturalisht të vendit.

“Unë ndaj shqetësimin tuaj për urdhrin e emigracionit të Trump”, iu është drejtuar punëtorëve drejtori i Apple, Tim Cook. “Nuk është një politikë që ne e mbështesim. Kemi arritur që në Shtëpinë e Bardhë të shpjegojmë efektin negativ për punëtorët tanë dhe kompaninë”, është shprehur ai.

Cook nuk ka bërë të ditur me saktësi se sa punëtor të Apple janë prekur, por ka thënë se pa emigrantët Apple nuk do të ekzistonte.

“Apple nuk do të ekzistonte pa emigrantët, lërni të përparojnë dhe të shpikin ashtu siç bëjmë ne”, ka shkruar Cook, si një referencë e qartë për bashkë-themeluesin e Apple, Steve Jobs, që ishte i biri i një emigranti sirian.

Kurse drejtori i Netflix, Reed Hastings ka thënë se, “veprimet e Trumpit po dëmtojnë punonjësit e Netflix në mbarë botën, dhe ka aq shumë jo-amerikan që na dhemb të gjithëve. Edhe më keq, këto verpime do ta bëjnë amerikën më pak të sigurt (përmes shkaktimit të urrejtjes dhe humbjes së aleatëve), se sa më të sigurt”.
“Është koha që të bashkojmë duart së bashku për të mbrojtur vlerat amerikane të lirisë dhe mundësive”, ka thënë ai.

Përveç tyre, ditë më parë edhe krerët e Microsoft, Facebook e Google kanë shprehur shqetësimet e tyre.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...