Rrjedh fotografia e Samsung Galaxy S8 të ri

27 Janar 2017 - 09:19      

Samsung Galaxy S8 thuhet se do të lansohet gjatë javëve në vijim, ndërsa tashmë ka rrjedhur një fotografi e tij online, së bashku me disa specifika të tij, transmeton koha.net.

Sipas raportimeve të fundit Samsung do të bëjë shumë ndryshime në smartfonin e ardhshëm Galaxy S8, dhe do të jenë dy versione të tij, njëri me ekran 5.8 inch dhe tjetri 6.2 inch QHD Super AMOLED.

Procesorin sipas raportimeve të fundit do ta ketë Snapdragon 853, 4 GB RAM, kamerën nga pas 12 megapixels ndërsa ata nga para 8 megapixels e hapësirë në memorie të integruar 64GB.

Samsung thuhet se do ta lansojë këtë pajisje me 29 mars në New York, por kjo ende nuk është e konfirmuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...