Trump rrezikohet nga hakerët, aq sa Isa Mustafa e Hashim Thaçi

26 Janar 2017 - 23:39      

Presidenti i ri amerikan Donald Trump falë postimeve të tij “konfuze” në rrjetin social Twitter thuhet se ka fituar miliona votues.

Edhe pse bën postime të veçanta dhe jo të zakonshme për politikanë, e rrezikon të sulmohet nga hakerët, është zbuluar se ai përdor e-mail personal për t’u kyçur në këtë rrjet social.

“CNN” ka shpjeguar se është lehtë që të kërkohet ndërrimi i fjalëkalimit të një llogarie. Kjo mund të bëhet vetëm duke përdorur emrin e llogarisë së personit në fjalë. Në dritaren që tregon se si të ndërrohet fjalëkalimi, lehtë mund të ketë edhe thyerje të llogarisë, sipas medieve të njohura botërore.

Një kërkesë për siguri të llogarisë së presidentit ka ardhur nga hakerë të njohur botërorë.

Një e-mail personal përdorin edhe liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, raporton Koha.net.

Sipas një kërkimi të lehtë, kuptohet se kryeministri përdor e-mail me emrin e tij, ndërsa presidenti përdor përpos një e-maili [email protected] dhe një që supozohet të jetë në emër të ish zëvendësit të tij në MPJ, Petrit Selimi.

Trumpi është kritikuar po ashtu për përdorimin e llogarive në emër të presidentit me e-mail privat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...