Vertu Constellation, smartfoni luksoz 10,000 dollarësh

25 Janar 2017 - 14:53      

Për ata që nuk e dinë, kompania Vertu është një kompani e cila në vitin 1998 ka filluar të shesë produkte luksoze. Tani, ajo po ashtu shet edhe smartfona.

Kur i krahasojmë çmimet e iPhonëve me disa smartfona të tjerë të ngjashme mund të themi se janë më të shtrenjta, por iPhone krahasohet me smartfonat e Vertus atëherë kemi një dallim shumë të madh pasi që Vertu smartfonat e saj i shet me çmim prej 10 mijë dollarësh.

Disa ditë më parë, Vertu ka prezantuar smartfonin e saj më të ri të quajtur Vertu Constellation, transmeton Koha.net. Dizajni i tij është shumë i ngjashëm me modelet tjera, ku korniza nga alumini është e mbuluar me lëkurë në ngjyra dhe stile të ndryshme. Po ashtu, Vertu Constellation përmban edhe disa materiale shumë të shtrenjta, për shembull si guri i çmuar rubin.

Më interesante te ky smartfon është se rubinin që posedon e ka funksionin e një butoni, kështu që me vetëm një klikim në të mund të vini në kontakt me shërbimin e veçantë 24/7 të Vertus për çdo lloj ndihme që keni nevojë.

Përveç kësaj, Vertu Constellation vjen me specifika shumë të fuqishme, të tilla si ekrani 5.5-inç AMOLED me rezolucion prej 2K, procesori Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie, kamerën kryesore prej 12 megapikselë, baterinë prej 3,220 mAh me mbështetje për karikim të saj pa tela (Wi-Fi).

Tani për tani, thuhet se Vertu Constellation do të jetë në dispozicion kah mesi i muajit shkurt dhe çmimi i tij do të jetë afro 10 mijë dollarë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...