Detajet e reja të laptopit të ri të Xiaomit

22 Janar 2017 - 13:54      

Kompania e njohur kineze është duke prodhuar produkte të ndryshme por nuk është e kufizuar vetëm me smartfonë, tabletë, pajisjet lidhëse e të tjera.

Vitin e kaluar, kjo kompani ka nisur që të prodhojë edhe laptopë, transmeton Koha.net. Xiaomi Mi Notebook Air është lansuar vitin e kaluar, i cili është pritur shumë mirë nga konsumatorët, dhe duket se kompania është së shpejti do të sjellë edhe pasardhësin e tij.

Tani është shfaqur një raport i cili zbulon disa detaje në lidhje me laptopin e ri të kësaj kompanie.

Sipas raportit, prodhimi i gjeneratës së dytë të Mi Notebook Air do të fillojë në muajin prill. Laptopi i ri thuhet se do të ketë kornizë të hollë nga metali sikur paraardhësi i tij dhe madje mund të jetë edhe më i lehtë.

Specifikat e Mi Notebook Air 2 nuk janë zbuluar ende me saktësi, por besohet se mund të jetë më i fuqishëm dhe më efiçentë për dallim nga paraardhësi i tij.

Gjithashtu, në raport thuhet edhe se Xiaomi Mi Notebook Air 2 do të vijë me çmim konkurrues, përcjell Koha.net. Kjo është një strategji biznesi e Xiaomit. Ajo i cakton çmim konkurrues secilit produkt të saj i cili ka specifika të ngjashme ose më të mira sesa rivalët.

Mbetet të presim që Xiaomi të konfirmojë se kur laptopi i ri Notebook Air do të lansohet dhe sa do të kushtojë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...