21 Janar 2017 - 17:33
Nokia para ca ditësh ka lansuar smartfonin e saj më të ri Nokia 6, i cili është pritur shumë mirë nga konsumatorët, transmeton Koha.net. Ai është shitur brenda një minute në Kinë.
Gjithashtu, Nokia ka paralajmëruar se do të sjellë shumë risi për këtë vit, si për shembull smartfona dhe tabletë të rinj. Ndërkohë, është shfaqur tableti i saj i ri gjigant, 18.4-inç, në uebfaqen e njohur GFXBench.
Besohet se HDM Global, kompania e licencuar për lansimin e produkteve të reja të Nokias, është duke punuar në një pajisje gjigante me 2650 x 1440 pikselë, i cili pritet të jetë rival i drejtpërdrejtë i tabletit të Samsungut, Galaxy View, raporton GSM Arena. Ai peshon rreth 2.65 kilogramë.
Tableti i ri 18.4-inç, sipas GFXBench, mund të vijë me procesor 2.2 GHz Snapdragon 830 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 540, ekran të madh QHD, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme. Po ashtu, tableti i ri mund të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth, GPS dhe NFC.
Sa i përket kamerës, ky tablet gjigant pritet të vijë me të dy kamerat – kryesore dhe ajo e përparme – prej 12 megapikselë, të cilat do të kenë mundësi që të bëjnë incizime në rezolucion prej 4K. Po ashtu, tableti gjigant pritet të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat pasi që me këtë sistem punon edhe Nokia 6.
Për më tepër, mbetet të presim nëse të gjitha këto informacionet do të dalin të jenë të vërteta.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...