Shfaqet smartfoni i ri i Sonyt

18 Janar 2017 - 15:29      

Kompani e njohur Sony pritet që muajin e ardhshëm, në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017) do të prezantojë një numër të smartfonëve të rinj ndërsa tani njëri prej tyre është shfaqur, Sony G3221.

Sony G3221 është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu dhe duket se do të vijë me procesor MediaTek Helio OT dhe grafikën Mali-T880, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky smartfon i ri pritet të punojë me sistemin operativ Android 7.0, ekran Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, si dhe me 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.

Sony G3221 do të vijë me kamerat e teknologjisë së fundit, ku kamera për “selfie” do të jetë prej 16 megapikselë ndërsa ajo kryesorja prej 23 megapikselë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë smartfon dhe smartfonët e tjerë të rinj të Sonyt, mbetet t’i kuptojmë në ngjarjen MWC 2017.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...