LG lanson smartfon të ri

17 Janar 2017 - 13:12      

Kompania e njohur LG sot ka lansuar smartfonin e saj të ri X300 në Kore, por mos e ngatërroni atë me modelin GX300.

LG X300 është një smartfon i duhur, edhe nëse i takon segmentit të mesëm të smartfonave, transmeton Koha.net. Ai vjen me ekran 5-inç LCD me rezolucion prej 720 pikselë, procesor 1.4 GHz Snapdragon 425 me katër bërthama, 2 gigabajt RAM memorie si dhe me 16 gigabajt memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

Sa i përket kamerës, X300 vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Smartfoni i ri X300 ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi b/g/n, Bluetooth 4.2, NFC, si dhe vjen me portin microUSB 2.0 dhe baterinë prej 2500 mAh. Po ashtu,ky smartfon punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

LG X300 në Kore kushton rreth 220 dollarë, ndërsa gjatë lansimit nuk është përmendur nëse do të jetë në dispozicion për shitje edhe në tregjet tjera të botës.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...