Facebooku nis në Gjermani testimin e lajmeve të rreme

15 Janar 2017 - 21:50      

Rrjeti Facebook ka shpallur se do të ndërmarrë masa të reja për t’i luftuar lajmet e rrejshme në Gjermani.

 

 

“Muajin e kaluar ne shpallëm masa për tu marrë me sfidën e lajmeve të rrejshme në Facebook”, tha kjo kompani nëpërmjet një kumtese të zyrës së informacioneve në gjuhën gjermane.

“Ne do t’i bëjmë këto përmirësime në Gjermani, gjatë javëve të ardhshme”, thotë Facebook, transmeton rel.

Ky rrjet është kritikuar se nuk ka bërë më tepër për luftimin e lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, dhe tash po i ashpërson procedurat në Gjermani, para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

Politikanët gjermanë kanë tërhequr vërejtjen se partitë populliste dhe shtetet e jashtme mund të përdorin lajme të rrejshme, në përpjekje për ndikim në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...