Si të kuptoni që dikush ka hyrë në Facebookun tuaj dhe si ta ndalni

15 Janar 2017 - 11:58      

Me çkyqjen nga Facebooku nuk keni zgjidhur problemin e rrezikut që dikush të vazhdojë t’ju vëzhgojë nëpër profilin tuaj.

Por ka një mënyrë për të gjetur nëse një person tjetër është duke përdorur kompjuterin tuaj – qoftë edhe ish partneri – dhe i cili përgjon llogarinë tuaj në Facebook.

Në vijim po ju paraqesim procedurën se si ta kuptoni nëse dikush ka hyrë në Facebookun tuaj dhe si ta ndalni atë.

Kur kyçeni në Facebook (në telefon, tablet ose kompjuter), shkoni në këto opsione:

Settings > Security > Where you’re logged on

Kur të klikoni mbi “Edit”, do t’ju shfaqet një faqe në të cilën mund të shikoni se ku jeni kyçur në Facebook dhe përmes cilës pajisje.

Jo vetëm kaq, ju mund të shihni edhe nëse Facebooku juaj është përdorur në kompjuter, smartfon ose Android.

Madje edhe IP adresa është e zbuluar, që do të thotë se mund të gjeni lokacionin e pajisjes si dhe cila ishte hera e fundit që përmes kësaj pajisjes është kyçur llogaria juaj.

Nëse doni të shihni edhe disa detaje tjera të cilat ju japin arsye për shqetësim, ka një mënyrë për të ndaluar kyçjet e padëshiruara.

Në çdo sesion ekziston butoni “End activity”, shkruan “The Mirror”, përcjell Koha.net. Thjesht klikoni mbi të për të përfunduar atë sesion.

Në celular, vetëm duhet të klikoni “X” te secili sesion.

Gjithashtu, mund të mbroni veten edhe në të ardhmen.

Aktivizoni alarmet për kyçje të cilat do t’ju njoftojnë kur dikush ka provuar të hapë llogarinë tuaj me ndonjë nga pajisjet (telefon, tablet ose kompjuter).

Për të aktivizuar këto alarme duhet të shkoni në Settings > Security > Login Alerts.

Nëse doni që të përforconi sigurinë, ekziston mundësi që të shtoni edhe një nivel shtesë.

Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në Settings > Security > Login Alerts> Approvals. Përmes kësaj mënyre ju mund të vendosni një mënyrë tjetër për t’u kyçur, për shembull, përmes dërgimit të kodeve në telefonin tuaj në momentin kur doni të kyçeni në llogarinë tuaj të Facebookut.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...