Zbulohet zyrtarisht Samsung Galaxy C7 Pro

14 Janar 2017 - 17:31      

Pas shumë raportimeve më në fund është zbuluar zyrtarisht smartfoni i ri i shumëpritur i gjigantit Samsung, Galaxy C7 Pro.

Galaxy C7 Pro vjen me ekran 5.7-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor 2.2 GHz Snapdragon 625 me tetë bërthama Cortex-A53, si dhe me 4 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net. Po ashtu, C7 Pro punon me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

Të dy kamerat e Galaxy C7 Pro janë prej 16 megapikselë dhe vjen memorien e brendshme prej 64 gigabajt. Po ashtu, ky smartfon i ri ofron hapësirë për dy SIM kartela ku njëra prej hapësirave në vend të SIM kartelës ofron mbështetje edhe për kartelën microSD.

Gjithashtu, Galaxy C7 Pro vjen me mbështetje për veçorinë Always-On dhe Samsung Pay.

Para-porositë në Kinë do të fillojnë nga 16 janari, por nuk ka informacion nëse Samsung planifikon që ta lansojë këtë smartfon të ri të shumëpërfolur edhe në tregjet tjera.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...