14 Janar 2017 - 11:56
Shumica nga përdoruesit e internetit vënë fjalëkalime të thjeshta, që mund t’i mbajnë mend lehtë, duke përfshirë atë që lënë fjalëkalimet si “1234567” apo “qwertyu”.
Por përderisa këta fjalëkalime janë të lehtë për t’u kujtuar, ato gjithashtu nuk janë problem i madh edhe për hakerët.
Hakerët duke përdorur teknikën “brute-force”, apo edhe vetëm duke hamendësuar, shumë lehtë mund të marrin llogaritë personale të viktimave dhe të vjedhin identitetin digjital të tyre.
Pavarësisht rritjes së sigurisë dhe mundësive për ta bërë këtë, duket se shumë njerëz ende përdorin fjalëkalime të dobëta në siguri.
Fjalëkalimet që përdoren më së shpeshti për të siguruar llogaritë, nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre viteve të fundit, dhe fjalëkalimi “123456” ende përdoret, sipas kompanisë për menaxhimin e fjalëkalimeve “Keeper Security”.
Sipas Keeper Security, afër 17 për qind të njerëzve ende përdorin “123456”, për të mbrojtur llogaritë e tyre, derisa “123456789”, “qwerty” dhe “password”, ende janë në top 25 të fjalëkalimeve më të përdorur në 2016-ën.
Lista e plotë e fjalëkalimeve më të përdorura në 2016-ën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...