Aplikacioni i njohur shqiptar HELLO del me version të ri

12 Janar 2017 - 23:10      

Me mbi 700,000 shkarkime në iOS dhe Android si dhe me mbi 100,000 përdorues aktivë, startupi shqiptar Hello, ka lansuar këtë javë një sërë veçorish të reja për përdoruesit e saj anembanë botës.

Hello, është aplikacion mobil për iOS dhe Android, që mundëson komunikim falas për 2 minuta me persona të ndryshëm gjithandej botës, por që tani me versionin më të ri mundëson edhe disa veçori si: dizajn tërësisht i ri, vazhdim i bisedës, lidhje brenda apo jashtë shtetit me të cilin janë regjistruar, mundësinë për të shtuar miq, etj.

Duke punuar në drejtim të krijimit të lidhjeve të reja mes njerëzve përmes komunikimit të lirë dhe anonim, Hello tanimë ka arritur që të realizojë mbi 30 milionë thirrje mes më shumë se 700,000 përdoruesve në të dy platformat mobile, ndërsa për kuriozitet një përdorues mesatarisht e përdor aplikacionin 18 minuta, kurse 54% e përdoruesve janë meshkuj dhe 46% femra.

Në fillim kur u lansua aplikacioni kishte një dizajn minimal dhe qëllim primar kishte lidhjen e njerëzve me thirrje 2 minutëshe. Në versionin e ri, Hello tani shfaqet me një dizajn tërësisht të ri, që mundëson regjistrim të lehtë me Facebook, por gjithsesi anonim, dhe me të cilin proces, përdoruesit më pas janë në gjendje të ruajnë kontaktet me të cilët ju pëlqen biseda dhe të komunikojnë me ta edhe në mënyrë aktive pas përfundimit të thirrjes.

Aplikacioni gjithashtu veçohet edhe me mundësi për të blerë “zemra”, përmes të cilave mund të zgjatet biseda përtej 2 minutave apo mund të zgjatet lista e njerëzve të cilët mund t’i ruash në listën e kontakteve favorite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...