Lansohet pasqyra e çuditshme teknologjike [foto/video]

10 Janar 2017 - 15:38      

Pasqyra tashmë nuk thotë vetëm kush është më e bukur, por të mëson dhe si të bëhesh e tillë.

Pajisja që e bëri ziliqare shtrigën e Borëbardhës u publikua në Ces 2017, ngjarja më e rëndësishme e elektronikës në botë. Kjo pasqyre e mençur është e para në botë.

Në pjesën e dedikuar për bukurinë në këtë ngjarje u prezantua edhe një brushë Wi-Fi dhe një maskë bukurie LED, si dhe zgjidhje të ndryshme për ata që kanë humbur flokët.

Në Las Vegas u prezantua edhe ky version i quajtur HiMirror, një pasqyre e aftë për të analizuar lëkurën përmes një fotografie të thjeshtë, për të përcaktuar tipin, praninë e dëmeve, numrin e poreve dhe pikat e kuqe, e më pas të sugjeron produktet që duhet të merrni për përmirësimin apo për një truk perfekt.

Kjo pajisje kushton 259 dollarë dhe në versionin Plus, funksionon në sinkronizim me hiSkin, një tjetër pajisje që mbështetet në lëkurë dhe bën analiza më të detajuara, transmeton tch. Me një version më të avancuar mund të shihni se çfarë lloj truku duhet të zgjidhni mes 5 situatave të ndryshme, që nga shëtitja në perëndim deri tek pasditja në zyrë.

“Të gjitha këto pajisje të japin informacion që më parë mund ti merrje vetëm me një vizitë te dermatologu”, thuhet në një komunikatë për shtyp. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...