Prezantohet koncepti i laptopit me tre ekrane 4K [foto]

6 Janar 2017 - 17:26      

Kompania për krijimin e kompjuterëve për lojëra, Razer ka zbuluar konceptin e jashtëzakonshëm të laptopit me tre ekrane 4K në shoun e teknologjisë CES në Las Vegas, raporton BBC.

“Projekti Valerie”, siç është emëruar, kompania thotë se është laptopi i parë portativ i këtij lloji, transmeton Koha.net.

Dy ekranet shtesë lëvizin nga ekrani qendror përmes një mekanizmi automatik. Një analist e ka vlerësuar lartë dizajnimin e tij, duke theksuar se adhuruesit e lojërave gjithnjë e më shumë po shpenzojnë në laptopë të avancuar.

Tre ekranet së bashku kanë madhësi prej 43 cm, kurse kur të mblidhen atëherë ka trashësi prej 3.81 cm, transmeton Koha.net.

“Menduam, ‘kjo është çmenduri a mund ta bëjmë këtë”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë për BBC, i cili shton se, “përgjigja ishte pozitive: ‘Po, jemi mjaftueshëm të çmendur, mund ta bëjmë këtë’”.

Projekti Valerie është ende një prototip dhe Razer ende nuk ka dhënë ndonjë datë të mundshme të lansimit apo çmimit të tij.

Zakonisht përdoruesit e lojërave të ditëve të sotme përdorin më tepër se një monitor, ka dhënë analisti i lojërave Jonathan Wagstaff.

“Edhe pse është e pazakontë, kjo nuk më ka befasuar mua. Është diçka që njerëzit do ta blejnë, mendoj se do të shitet”, ka thënë ai për BBC.

Ai shtoi se përdoruesit e lojërave, sidomos pjesëmarrësit në turnetë “e-sports”, janë në kërkim të kompjuterëve me specifika të larta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...