28 Dhjetor 2016 - 11:54
Ndërkohë është shfaqur një fotografi në të cilën shihet një iPhone për të cilin raportohet se mund të jetë pasardhësi i iPhone 7.
Siç mund të shohim nga fotografia, më interesante është se ky telefon ka kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme, veçori e tillë e cila është prezantuar me iPhone 7 Plus, transmeton Koha.net. Ndryshe nga iPhone 7 Plus, kamera e dyfishtë në këtë telefon është e vendosur vertikalisht në vend se horizontalisht.

Gjithashtu, raportohet se pasardhësi i iPhone 7, i cili ndoshta do të quhet iPhone 7S, do të vijë me ekran 5-inç. Sa i përket specifikave tjera, për momentin nuk ka informata, por thuhet se telefoni i ri mund të jetë në dispozicion së shpejti.
Vitin e ardhshëm, iPhone shënon dhjetë vjetorin e lansimit kështu që mund të priten shumë risi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...