Nokia me pesë telefona për vitin 2017

27 Dhjetor 2016 - 22:31      

Kongresi Botëror i Telefonisë Mobile që mbahet në shkurt do të jetë vend për të gjithë prodhuesit e telefonave, por vëmendjen kryesore pritet ta marrë kompania HMD Global që do të fillojë rimëkëmbjen e Nokia-s.

Burimet e afërta me kompaninë kanë bërë të ditur se së paku katër telefona do të lansohen gjatë vitit 2017, së bashku me telefonin e spekuluar Nokia D1C.

Pajisjet e reja do të jenë me ekran 5 deri në 5.7-inç me rezolucion WQHD ose FHD. Vetëm D1C raportohet se do të vijë me dy opsione – njëri që do të kushtojë 200 dollarë me 3 gigabajt RAM dhe njëri 150 dollarë me 2 gigabajt RAM.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...