23 Dhjetor 2016 - 11:09
Ato janë bërë nga gjiganti mobil japonez NTT Docomo, ku në “letrat e tualetit” për smartfonë, përfshihen informacionet rreth rrjetit publik Wi-Fi, e po ashtu informacione rreth aplikacionit të tyre për udhëtime.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar për këtë me humor e mosbesim, por “letrat e tualetit” për smarfonë janë vënë në 7 VC dhe do të qëndrojnë aty deri në mars të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat lokale citimin e NTT Docomo, transmeton koha.net.
Japonia është e njohur globalisht për revolucionarizimin e WC publike, e shumë prej tyre janë shumë të pastra, moderne e me shumë pajisje me teknologji të lartë.
“Ka më shumë se pesë herë mikrobe në një ekran të smartfonit se sa në ulësen e tualetit”, kanë thënë në një postim nga kompania NTT Docomo.


© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...