Google publikon listën e kërkimeve më të shpeshta sivjet

14 Dhjetor 2016 - 12:56      

Google ka publikuar listën e tij vjetore të kërkimeve më popullore gjatë 2016-ës, duke na dhënë një panoramë të thjeshtë mbi psikikën e një kombi.

Në 2016, paratë, muzika dhe katastrofa natyrore janë tre fjalët më të klikuara në formën e fjalëve “Powerball”, “Prince” dhe “Hurricane Matthew”.

Ata të gjithë meritojnë vëmendje, Powerball jackpot në janar ishte 1.56 miliard dollarë, më i madhi në botë. Prince, i cili vdiq në prill në moshën 57-vjeçare ishte një titan i muzikës botërore, dhe uragani Matthew i cili goditi atlantikun perëndimor në shtator vlerësohet se shkaktoi 1600 të vdekur dhe dëme që llogariten në 10.5 miliardë.

Për çudi asnjë figurë politike nuk theksohet në listë. “Trump”, “Election”, dhe “Hillary Clinton” zënë vendet 8, 9 dhe 10, por ato janë kaluar nga Pokemon Go, lojërat olimpike dhe David Bowie. Në vend të pestë për çudi renditet Slither.io, që për ata që nuk e dinë është një version me shumë lojtarë i lojës së famshme Snake.

Lista e plotë:

1. Powerball
2. Prince
3. Hurricane Matthew
4. Pokémon Go
5. Slither.io
6. Olympics
7. David Bowie
8. Trump
9. Election
10. Hillary Clinton 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...