LG paralajmëron gjashtë smartfona të rinj

14 Dhjetor 2016 - 09:38      

Sa më shumë që i afrohemi fundit të vitit 2016, ngjarja e madhe e teknologjisë CES 2017 po afrohet edhe më shpejtë.

Kompania koreane e njohur, LG, paralajmëron gjashtë smartfona të rinj të kategorisë së mesme për CES 2017, i cili do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Modeli K3 2017 do të jetë pasardhësi i modelit origjinal K3, i cili do të vijë me ekran 4.5-inç, kamerën e pasme prej 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë, si dhe me baterinë prej 2,100 mAh.

K4 2017 do të vijë me ekran 4.7-inç, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapiskelë, si dhe me baterinë prej 2,500 mAh.

K8 2017 pritet të vijë me ekran 5-inç me rezolucion prej 720 pikselë, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 2,500 mAh, raporton GSM Arena.

K10 2017 do të vijë me ekran 5.3-inç me rezolucion prej 720 pikselë, kamerë të përparme prej 5 megapikselë, skaner për gishtërinj, xhamin mbrojtës 2.5D në të dy anët.

Modeli X Calibur do të jetë një pajisje me teknologjinë IP68, rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit, do të jetë i qëndrueshëm sipas standardeve ushtarake, si dhe pritet të vijë me bateri prej 4,100 mAh.

LG Stylus 3, në Amerikë do të quhet Stylo 3 plus, pritet të vijë me ekran 5.7-inç, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme 5 megapikselë, të dy kamerat kanë blic LED, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model do të vijë me lapsin digjital, skaner për gishtërinj, si dhe me baterinë prej 3,200 mAh.

Ndërkaq, në ngjarjen tjetër të madhe të teknologjisë MWC, e cila do të mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, LG pritet të zbulojë modelin X Power 2, transmeton Koha.net. Ky model pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 720 megapikselë, kamerë kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 4,500 mAh.

Të gjitha këta smartfonat e serisë së re K, do të jenë në dispozicion ka mesi i janarit, ndërsa Stylus 3 ka mesi i shkurtit, X Calibur ka mesi i marsit, si dhe X Power 2 në fund të prillit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...