Test i shpejtësisë: OnePlus 3T vs iPhone 7 Plus [video]

12 Dhjetor 2016 - 11:51      

Deri më tani janë bërë testet e ndryshme të telefonave dhe iPhone 7 Plus është treguar më i miri gjatë testimit për nga shpejtësia.

Për shembull, kemi parë avantazhin e tij [iPhone 7 Plus] ndaj Samsung Galaxy Note 7, Google Pixel XL, si dhe ndaj paraardhësit të tij, iPhone 6s, transmeton Koha.net. Së fundmi, disa janë pyetur se si është puna e iPhone 7 Plus me modelin 3T të kompanisë OnePlus.

Sipas pamjeve nga videoja e fundit të publikuar nga PhoneBuff, duket se iPhone 7 Plus ka mbajtur pozitën e tij udhëheqëse sa i përket shpejtësisë. Në video OnePlus 3T shihet se në fillim udhëheqë në shpejtësi deri kur erdhi momenti për të hapur aplikacionin Photoshop.

Raundin e parë iPhone 7 Plus e përfundoi për një minutë e 15 sekondave, ndërsa OnePlus 3T për një minutë e 33 sekonda.

Megjithatë, raundi i dytë tregon se sa në të vërtetë është i shpejtë OnePlus 3T, sepse animacioni dhe 6 gigabajt RAM memoria luajnë një rol të madh dhe këtë raund ky telefon e përfundoi për një minutë e 59 sekonda, ndërsa iPhone 7 Plus për një minutë e 47 sekonda.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...