HTC 11 vjen me 8 GB RAM

11 Dhjetor 2016 - 08:42      

Telefoni i ardhshëm i HTC-së, HTC 11, pritet së shpejti që të zbulohet por tashmë janë shfaqur disa raporte të cilat tregojnë se çfarë risi do të sjellë ky telefon i ri.

HTC 11 pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë si dhe me sistemin operativ Android 7.0 përmes ndërfaqes së përdoruesit HTC Sense 8 UI, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai pritet të vijë edhe me procesor Snapdragon 835 me tetë bërthama, grafikën Adreno 540, 8 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,700 mAh e cila vjen me veçorinë për karikim të shpejtë Qualcomm Quick Charge 4.0.

Lexoni edhe: HTC 11 do të vijë me ekran të lakuar QHD

Gjithashtu, HTC 11 pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Ky telefon i ri i HTC-së, pritet të lansohet gjatë të vitit të ardhshëm dhe me çmim diku rreth 700 dollarë.

Fotografia të cilën e shohim nuk është zyrtare, por disa raporte thonë se HTC 11 do të ketë ekran nga skaji në skaj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...