Samsungu heq portin për kufje dhe butonin te Galaxy S8

6 Dhjetor 2016 - 23:01      

Samsungu në gjeneratën e ardhshme të telefonave Galaxy pritet të veprojë ngjashëm si Apple te iPhone 7.

Kompania Samsung te Galaxy S8 pritet të heq portin për kufje dhe butonin. Me këtë veprim Samsungu pranon të ardhmen e telefonave pa kallo, veçanërisht kur Apple ia doli të heq kabllon e kufjeve.

Faqja Sammobile raporton se Samsungu do të heq edhe butonin kryesor, për ta zëvendësuar me sistemin për njohje të gishtërinjve, i cili do të jetë i përfshirë në ekran, transmeton Koha.net.

Galaxy S8 do të vijë në dy versione. Versioni i parë do të jetë S8 me ekran 5.5-inç ndërsa ai kryesori me 6.2-inç.

Samsungu gjeneratën e re të telefonave pritet ta lansojë në muajin shkurt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...