Dhjetë trendet e vitit në Twitter

6 Dhjetor 2016 - 17:09      

Rrjeti i njohur social Twitter ka publikuar listën e trendeve më të mëdha të vitit me Lojërat Olimpike si lider.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe video-loja “Pokemon Go” mbyllin top treshen.

1. #Rio2016

Lojërat Olimpike 2016 të mbajtura në Rio zunë vendin e parë si trendi global në Twitter. Ekipi amerikan mori më së shumti medalje, me “cicërimat” për Neymarin, Usain Boltin dhe Simone Biles që ishin në shumicë.

2. #Election 2016 (Zgjedhjet)

Twitteri ishte “arenë” e luftimeve mes kandidatëve për president të SHBA-së, Donald Trump e Hillary Clinton. Rrjeti social po ashtu transmetoi direkt debatet e tyre. Më 7 nëntor, para rezultatit, Twitteri njoftoi se më shumë se 1 miliard “cicërima” kishin qarkulluar në rrjetin social në Amerikë vetëm për zgjedhje.

3. #PokemonGo

Video-loja “Pokemon Go” ishte hit i vërtetë në botë. Të gjithë ishin në kërkim të krijimeve në këtë lojë të veçantë që shpiu edhe në tollovi në komunikacion e shpeshherë në pamje qesharake.

Këto janë dhjetë trendet e vitit në Twitter:

  1. Rio2016
  2. Election2016
  3. PokemonGo
  4. Euro2016
  5. Oscars
  6. Brexit
  7. BlackLivesMatter
  8. Trump
  9. RIP
  10. GameOfThrones
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...