Rrjedhin fotografitë e reja të BlackBerry Mercury

5 Dhjetor 2016 - 09:08      

Telefoni i ri i BlackBerryt është spekuluar qysh në qershor, kurse vetëm në muajin e kaluar drejtori i kompanisë, John Chen e ka pranuar ekzistencën e BlackBerry Mercury, transmeton Koha.net.

Edhe më parë janë publikuar imazhe të këtij telefoni, por tani kanë rrjedh fotografi të reja që tregojnë pamjen reale të Mercuryt, raporton GSMArena. Këto foto janë publikuar në Weibo.

Specifikat që dihen deri më tani përfshinë ekranin 4.5 inç, kurse ka 2.0 GHz CPU si pjesë e mikroprocesorit Qualcomm, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë memorizuese.

Kamera kryesore e tij pritet të jetë 18 MP, kurse ajo e përparme është 8MP.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...