“El Clasico” e para në Europë që solli Intel 360 shkallë

3 Dhjetor 2016 - 23:56      

Kush ka ndjekur pasditen e sotme nga televizori një nga përballjet më të rëndësishme në Spanjë e në futbollin evropian, përveçse emocioneve të ndeshjes janë shtangur nga një risi teknologjike, e njohur edhe si Intel 360 shkallë.

El Clasico ka qenë ndeshja e parë në një kampionat europian në të cilën është përdorur ritransmetimi 360 shkallë të golave apo rasteve të ndryshme.

Ritransmetimet në 3D u kanë dhënë mundësinë tifozëve nga shtëpia të shohin aksionin e golit, apo rastin e humbur nga çdo kënd duke mos humbur asnjë detaj, transmeton KP.

Teknologjia e ritransmetimit të Intel është një projekt me të cilin është punuar prej muajit maj të këtij viti duke përdorur 38 kamera me cilësi 5K dhe video 2D në stadium, të cilat më pas procesohen përmes serverëve të Intel duke krijuar kështu një imazh të ri të gjitha së bashku.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...