3 Dhjetor 2016 - 11:35
Qeveria kineze madje ka akuzuar Apple se po përpiqet të minimizojë problemin dhe ka sulmuar kompaninë për dështim për “të plotësuar nevojat bazë për komunikim normal”.
Në një deklaratë zyrtare të Shoqatës së Konsumatorëve në Kinë, që është në grup vëzhgues i qeverisë, ka lëshuar një paralajmërim formal mbi Apple:
“Pasi Apple ka publikuar ‘Programin iPhone 6S për probleme të papritura’, shumë konsumator kanë vazhduar që të dërgojnë ankesa te ne. Pas mbledhjes së këtyre raportimeve, ne kemi zbuluar se problemi i fikjes së papritur, ekziston edhe në iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s Plus të prodhuar në mes të shtatorit edhe tetorit të vitit 2015”.
Ndërsa Apple ka mohuar këtë duke thënë: “Pas raportimeve nga përdoruesit e iPhone, të cilëve po u fiket pajisja, ne kemi mbledhur këto raportime dhe i kemi analizuar. Kemi shikuar për ndonjë faktorë që mund të shkaktojë fikjen e papritur të iPhone. Edhe pas hetimeve intensive, asnjë faktor i ri nuk është identifikuar”, transmeton koha.net.
Apple gjithashtu ka mohuar se “iPhone realisht është i dizajnuar që të fiken automatikisht në kushte të caktuara, të tilla si temperatura tepër të ftohta”.
Në fakt edhe ish-drejtuesi i Apple, Tony Fadell së fundi ka shkruar në Twitter për këtë problem që duket se edhe atij po i ndodh.
“Është duke më ndodhur mua pothuajse çdo ditë, e në veçanti kur jam duke e përdorur aplikacionin e navigacionit. Më duhet ta mbaj një bateri të jashtme me vete, për ta ndezur prapë atë” ka shkruar ai në Twitter.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...