Google përditëson Gmail për iOS

2 Dhjetor 2016 - 23:11      

Google ka lëshuar përditësimin më të ri për aplikacionin Gmail në iOS. Aplikacioni vjen me një imazh të freskuar dhe me sërë tiparesh të reja.

Ndër tiparet më interesante që është shtuar në versionin e ri për iOS është “Undo Send” që mundëson kthimin e një e-maili të dërguar.

Ndërkohë, opsioni për kërkimet e shpejta dhe opsioni që lejon fshirjen ose ruajtjen në arkiv të mesazheve përmes rrëshqitjes së gishtit janë disa nga risitë e reja të këtij përditësimi.

Ky version sjell rifreskimin më të madh të aplikacionit në katër vitet e fundit. Është i njëjti Gmail që ne duam, por me një pamje të re, transmeton KP.

Nga ana tjetër aplikacioni tani është edhe më i shpejtë dhe e gjeni për shkarkim në dyqanin online të Apple iTune Store.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...