Fillon gara “Game Over Corruption”

2 Dhjetor 2016 - 14:08      

Projekti i UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit në Kosovë (SAEK), fton të gjithë entuziastët që të marrin pjesë ne garën e parë për lojën më të mirë për mobil.

Gara do të ketë dy fitues, të cilët do të fitojnë nga 4,000 EUR secili për të zhvilluar deri në fund lojën e propozuar.

“Korrupsioni nuk është lojë, mirëpo loja e bën më interesant dhe mesazhin anti-korrupsion e transmeton më lehtë. Idea e lojës është që të jetë zbavitëse dhe edukative ”, shprehen zyrtarët e projektit SAEK që janë angazhuar në këtë aktivitet.

Mënyra për të konkuruar në këtë garë është e thjeshtë:

· Plotësohet formulari që gjendet në Facebook faqen e UNDP Kosovo. Afati është 18 dhjetor.
· Të përzgjedhurit do të marrin pjesë në prezentimin e ideve të tyre me 23 dhjetor, nga ora 18:00 në Teatring ODA.

Me 23 dhjetor, përpos prezentimeve të ideve nga konkuruesit, do të ketë edhe prezentime nga Agnesa Belegu – mysafire speciale, zhvilluese e aplikacioneve dhe design intern në kompaninë prestigjioze Electronic Arts (EA); Leart Zogjani – Motion-graphics ekspert; Sos Sosowski – zhvillues i lojëve në A-MAZE Berlin.

Gara organizohet së bashku me IPKO Foundation. Projekti SAEK mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).
Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për informim publik pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800 e-mail: [email protected]

Danijela Mitić, Analiste e UNDP-së për komunikim
Tel: (038) 249 066 lok. 411; mobil: 049 720 824 e-mail: [email protected]

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...