2 Dhjetor 2016 - 13:39
Loja më e mirë e vitit, “Overwatch”, spikati në ceremoni me katër çmime të fituara, transmeton AA njoftimet.
“Pokemong Go” fitoi çmimin në kategoritë “Loja më e mirë për celular” dhe “Loja më e mirë familjare”.
Në ceremoninë e organizuar në Microsoft Theater u nda hapësirë edhe për prezantimin e lojërave më të reja nga bota e video-lojërave. Halo Wars 2, loja nga Microsoft e kategorisë strategji e kohës së vërtetë (real time strategy), ishte një nga lojërat që u prezantua gjatë mbrëmjes.
Radhitja e lojërave të shpërblyera me çmime gjatë ceremonisë që u transmetua drejtpërdrejt në Twitter është si në vijim:
Loja e vitit: Overwatch
Studio më e mirë e lojërave: Blizzard (Overwatch)
Rrëfimi më i mirë: Uncharted 4: A Thief's End (Naughty Dog/Sony)
Regjia më e mirë artistike: Inside (Playdead)
Muzika/Zëri më i mirë: Doom (id/Bethesda)
Zërimi më i mirë: Nolan North as Nathan Drake, Uncharted 4: A Thief’s End
Loja me ndikim më të mirë: That Dragon, Cancer (Numinous Game)
Loja më e mirë e pavarur: Inside (Playdead)
Loja më e mirë për celular: Pokemon GO (Niantic)
Loja më e mirë e realitetit virtual (VR): Rez Infinite (Enhance Games)
Loja më e mirë aksion: Doom (id Software/Bethesda)
Loja më e mirë aksion/aventurë: Dishonored 2 (Arkane Studios/Bethesda)
Loja më e mirë e kategorisë luajtje në rol (RPG): The Witcher 3: Wild Hunt - Blood and Wine (CD Projekt RED)
Loja më e mirë luftarake: Street Fighther V (Capcom)
Loja më e mirë strategji: Civilization VI (Firaxis Games/2K Games)
Loja më e mirë familjare: Pokemon GO (Niantic)
Loja më e mirë sportive: Forza Horizon 3 (Playground Games/Microsoft Studios)
Loja më e mirë me shumë lojtarë (Multiplayer): Overwatch (Blizzard)
Loja e pritur me më shumë kureshtje: The Legend of Zelda: Breath of the Wild (Nintendo)
Loja më e mirë e-sport: Overwatch
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...