Apple do të përdorë dronët për të mundur Google Maps

2 Dhjetor 2016 - 11:16      

Apple raportohet se është duke planifikuar që të përdorë dronë për të përmirësuar aplikacionin e hartës e të konkurrojë denjësisht me Google Maps, transmeton koha.net.

Blomeberg raporton se Apple së fundi është duke mbledhur një ekip ekspertësh të robotëve e të të dhënave që të shfrytëzoj dronët për t’i përditësuar shpejt hartat.

Google e Apple, që të dy përdorin makinat e furgona të pajisur me kamera, por dromët do t’i mundësojnë Apple që të ekzaminojë e monitorojë rrugët, shenjat e rrugëve, zonat e ndërtimit e shumë më shumë, transmeton koha.net.

Krahas përpjekjeve të përdorimit të dronëve, Apple është duke zhvilluar një pamje të re të aplikacionit ‘Maps’, për të përmirësuar navigacionin në vetura.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...