Shkatërrohet rrjeti i madh i hakerëve hajna

1 Dhjetor 2016 - 22:16      

Gjatë një operacioni ndërkombëtar është shkatërruar rrjeti më i madh në botë i hakerëve, të cilët vidhnin sistemet bankare të përdoruesve online.

Operacioni është quajtur "ortek", që është përdorur si një platformë për të nisur dhe për të menaxhuar në masë sulmet e hakerëve globalë, njofton Europol, transmeton KP.

Hetimi zgjati katër vjet dhe është përfshirë policia nga 10 vende evropiane, që kanë sekuestruar serverë, kanë mbyllur disa ueb-faqe dhe janë arrestuar pesë persona.

Vetëm në Gjermani, rrjeti i hakerëve ka shkaktuar dëme në vlerë prej gjashtë milionë euro, nga sulmet kibernetike të koncentruara në sistemin bankar në internet.

Siç shpjegon policia, rrjeti kishte dërguar më shumë se një milion e-maila me fotografi të infektuara dhe kur i hapnin përdoruesit e tyre, ato infektonin sistemet kompjuterike dhe i bënte pjesë të një rrjeti.

“Është vlerësuar se janë infektuar gjithashtu më shumë se 500,000 kompjuterë në mbarë botën dhe janë identifikuar viktimat në 180 vende të botës”, thotë Europol.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...