Më shumë se 1 milion llogari të Google hakohen nga virusi ‘Gooligan’ në Android

30 Nëntor 2016 - 22:08      

Një virus i ri malware në Android ka arritur të hakojë mbi 1 milion llogari të Google e të infektojë rreth 13 mijë pajisje për çdo ditë, transmeton koha.net.

I quajtur Gooligan, ky malware shkruan në bazë (root) të Android kode për të vjedhur email adresa etj. dhe me këtë informacion, sulmuesit mund të qasen në llogari të Google e të marrin të dhëna personale nga aplikacionet e Google, si Gmail, Google Photos, Google Docs, Google Play, Google Drive e G Suite.

Hulumtuesit kanë zbuluar se virusi Gooligan merret zakonisht nga përdoruesit që shkarkojnë aplikacione të Android nga aplikacionet e palës së tretë për shkarkimin e aplikacioneve, transmeton koha.net.

Sipas hulumtuesve të sigurisë nga kompania CheckPoint, të cilët edhe e kanë zbuluar atë, të gjithë përdoruesit e sistemit operativ të Androidit të vjetër, duke përfshirë Android 4.x(Jelly Bean, KitKat) e 5.x (Lollipop) janë për të rrezikuarit, e që tani janë rreth 74 për qind të pajisjeve të Androidit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...