30 Nëntor 2016 - 14:33
Meizu Pro 6 Plus
Më i madh se Pro 6 dhe 6s, Meizu Pro 6 Plus vjen me trup prej metali, ekran 5.7-inç Super AMOLED QHD me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, procesor 2.3 GHz Exynos 8890, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe memorie të brendshme në dy versione: 64 dhe 128 gigabajt.
Gjithashtu, Meizu Pro 6 Plus vjen me kamerën kryesore Sony IMX386 prej 12 megapikselë me blic të dyfishtë LED, sensorin për gishtërinj mTouch, baterinë prej 3,400 mAh, portin USB Type-C, si dhe veçorinë për karikim të shpejtë Quick Charge 3.0, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model është i trashë 7.3 mm dhe peshon 158 gramë.
Meizu Pro 6 Plus do të jetë në dispozicion në version me ngjyrë ari, gri, dhe argjendi. Versioni me 64 gigabajt kushton rreth 410 euro, ndërsa ai me 128 gigabajt rreth 450 euro.
Meizu M3X
Meizu M3X është më i vogël dhe vjen me ekran 5.5-inç, procesor MediaTek Helio P20, 3 ose 4 gigabajt RAM memorie me 32 ose 64 gigabajt memorie të brendshme, baterinë 3,200 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë Quick Charge 3.0, si dhe me portin USB Type-C. Po ashtu, M3X vjen me kamerën kryesore Sony IMX386 prej 12 megapikselë.
M3X do të jetë në dispozicion në Kinë në version me ngjyrë të kaltër, ari, të bardhë dhe të zezë.
Modeli 3GB/32GB do të kushtojë rreth 230 euro, ndërsa 4GB/64GB rreth 270 euro.
Meizu M3X në Kinë ndryshe njihet edhe me emrin Blue Charm X.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...