Vendoset pajisja që parandalon rrezatimin nga Çernobili

29 Nëntor 2016 - 21:05      

Struktura e madhe që do të parandalojë rrjedhje të materieve të rrezikshme në të ardhmen nga reaktori bërthamor Çernobil i Ukrainës është vendosur në pozitën përfundimtare.

Më 29 nëntor, objekti më i madh në botë prej metali është vendosur mbi reaktorin e katërt duke e zëvendësuar kështu objektin e ndryshkur të mëparshëm që punonjësit e kanë vendosur pas shpërthimit që ndodhi në muajin prill të vitit 1986. Shpërthimi është një nga katastrofat më të mëdha të planetit duke dërguar rrezatime përgjatë Evropës.

Objekti prej 108 metrave është më i madh se Statuja e Lirisë në New York, dhe ajo kushton rreth 1.6 miliard dollarë. Fondet për këtë janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Objekti i ri është i dizajnuar në atë mënyrë që të përballojë tërmetet dhe kushtet ekstreme të motit. Ajo pritet të ndalojë përhapjen e rrezatimit bërthamor për një shekull.

Brenda, përmban pajisje monitorimi dhe një sistem automatik kundër zjarrit.

Eventualisht, zyrtarët planifikojnë që të shpërbëjnë sarkofagun e vjetër prej çimentoje dhe ta heqin materialin bërthamor nga reaktori.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se vdekja e rreth 4 mijë njerëzve ka lidhje të drejtpërdrejtë nga aksidenti i vitit 1986 apo më vonë nga kanceri apo arsye të tjera që kanë të bëjnë me rrezatimin e shkaktuar.

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit siç është organizata “Greenpeace” vlerëson se numri it ë vdekurve si pasojë e këtij shpërthimi shkon deri në 100 mijë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...