Prodhuesi i iPhonëve i gatshëm për prodhimin e Surface Phone

29 Nëntor 2016 - 15:14      

Gjiganti Microsoft pritet që telefonin e saj të ri të shumëpritur, Surface Phone, ta lansojë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa sipas një raporti të ri kjo kompani tashmë është e gatshme për prodhim provues të këtij telefoni.

Duke cituar revistën kineze “Commercial Times”, tabloidi “Digitimes” thotë se Microsoft tani është duke punuar me kompaninë ODM Pegatron për të prodhuar modelet e para të Surface Phone, në mënyrë që t’i testojë ato, transmeton Koha.net. Pegatron është njëra nga partnerët e kompanisë Apple, e cila prodhon telefonat e kësaj kompanie, pra iPhonët.

Lexoni edhe: Shfaqen detaje të reja për Surface Phone

Revista kineze nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me Surface Phone, por vetëm thekson se lansimi i këtij telefoni do të bëhet vitin e ardhshëm.

Tani për tani, spekulimet thonë se Surface Phone ndoshta mund të lansohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm ndërsa prodhimi i tij serik ndoshta mund të fillojë në pranverë.

Surface Phone pritet të jetë telefoni më i mirë i Microsoftit i cili do të ofrojë më shumë sa i përket pjesës softuerike dhe harduerike. Ai pritet të vijë me procesor Snapdragon 835, 8 gigabajt RAM memorie dhe 512 gigabajt memorie të brendshme.

Gjithashtu, sipas disa spekulimeve tjera thuhet se Surface Phone është telefon i parë i cili do të vijë me forma të reja të kornizës, të cilën përdoruesit shumë lehtë mund ta konvertojnë atë në një laptop.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...