Mashtrimet gjatë blerjeve në internet

29 Nëntor 2016 - 10:21      

Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë ((NRF)) ka lajm të mirë dhe të keq për blerësit.

Lajm i mirë: priten ulje të mëdha të çmimeve për prodhime elektronike dhe veshje me rastin e festave të fundvitit.

Lajmi i keq: vjedhësit do të shkojnë online për të zhvatur. Zëri i Amerikës sjell hollësi.

Është bërë pjesë tradite pas festës së Falenderimeve - radhë të gjata blerësish në kërkim për mallra me çmime të ulta. Edhe këtë vit, shitësit parashikojnë një vit të mbarë.

Ana Smith është zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me pakicë.

“Në sezonin e festave ne parashikojmë 656 miliardë dollarë xhiro vetëm gjatë periudhës së pushimeve”.

Kjo është rreth 4 për qind më shumë se gjatë vitit të kaluar. Për të shmangur rradhët e gjata - blerësit shfrytëzojnë dyqanet në internet. Mbi 10 për qind e dhuratave gjatë këtij viti do të blihen online nëpërmjet smartphoneve ose kompjuterave. Për shkak të shtimit të masave të sigurisë në kartat e kreditit – shumë mashtrues do të përdorin internetin për të vjedhur.

Robert Moraca është punonjës në zyrën e parandalimit të krimeve pranë federatës së shitjeve.

“Për shkak të kartave të pajusura me “çip”, është shumë më e vështirë për kriminelët e shitjes me pakicë për të bërë mashtrime në dyqan, kështu që ata veprojnë në internet.”

Ekspertët e sigurisë thonë se më shumë që 1.2 për qind e të gjitha transaksioneve me smartphone mund të jenë pasojë e mashtrimeve. Çdo transaksion mashtrues online arrinë mesatarisht rreth 200 dollarë.

“Vjedhësit shpesh krijojnë fatura blerjeje të rreme, dhe thonë se e kanë marrë mallin si dhuratë dhe duan ta kthejnë “ thotë zoti Moraca.

Ekspertët e bankave presin këtë vit një rritje 43 për qind në blerjet mashtruese. Ata janë duke i bërë thirrje konsumatorëve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, të shmangin klikimet në reklama të dyshimta, të mos hapin emaile të dyshimta dhe të sigurohen për të blerë vetëm nga faqet e internetit të sigurta dhe të ligjshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...